BallinaVendiAktualitetPolicia e Shtetit kërkon ndjesë për raportimin e gabuar në Zvërnec, pezullohet...

Policia e Shtetit kërkon ndjesë për raportimin e gabuar në Zvërnec, pezullohet drejtori i Policisë së Vlorës

Publikuar më

spot_imgspot_img

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka kërkuar ndjesë publike për një raportim të pasaktë të bërë nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë në lidhje me protestën në Zvërnec.

Sipas reagimit zyrtar, qytetari për të cilin ishte raportuar se ishte futur me forcë brenda rrethimit të kantierit, në fakt nuk ka kryer një veprim të tillë. Për këtë arsye, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë e cilësoi informacionin si të gabuar.

Në këto kushte, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka vendosur pezullimin e menjëhershëm nga detyra të Drejtorit të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, duke theksuar se besimi i publikut ndaj Policisë së Shtetit është vlera më e rëndësishme dhe cenimi i tij nuk mund të justifikohet në asnjë rast.

Ndërkohë, lidhur me pretendimet e ngritura gjatë protestës, Policia e Shtetit bën me dije se territori i rrethuar rezulton të jetë pronë private, me dokumentacion të rregullt hipotekor dhe me autorizimet ligjore përkatëse për rrethimin e saj.

Policia u ka bërë thirrje qytetarëve që kundërshtojnë pronësinë apo zhvillimin e pronës që t’i drejtohen gjykatës për zgjidhjen e pretendimeve të tyre.

“Policia e Shtetit ka për detyrë ligjore të mbrojë integritetin e çdo prone private që zotëron dokumentacion të rregullt ligjor”, thuhet në reagimin zyrtar.

spot_img

Artikujt e fundit

Zbulohet dinamika e vrasjes së turistit portugez në Ksamil, një 29-vjeçar nga Vora dyshohet se nisi konfliktin. Para sulmit me thikë e rrahën në...

Detaje të reja dalin në dritë për vrasjen e 20-vjeçarit portugez Luis Miguel Varela...

Të mitur me thika dhe maska, policia parandalon përplasjen e 28 adoleshentëve në Kombinat

Një konflikt mes disa grupeve të miturish është parandaluar në kohë nga Policia e...

Gjykata lë në burg Ylli Zallën/ Zbardhen pretendimet e mbrojtjes gjatë seancës së sotme, avokati: U dorëzua vetë, armët ishin të vjetra

Gjykata ka vendosur masën “arrest në burg” për Ylli Zallën, 49-vjeçarin e shpallur në...

Më shumë