Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e Ilir Beqajt për ta nxjerrë nga kafazi.

Seancën e radhës, e cila do të mbahet më 21 maj, Beqaj do e ndjekë jashtë kafazit të xhamit.

GJKKO gjithashtu ka njoftuar burgjet sa i përket këtij vendimi.

Në seancën e themelit ndaj tij, Beqaj kërkoi t’i bashkohet avokatit të tij mbrojtës në sallë. Ndërsa në përpjekje për të biseduar me avokatin e tij Ermal Yzeiraj, ai ironizoi: “Kështu është kur salla është me pesë yje”.

Një përgjigje kjo që duket se vjen një ditë mbasi prokurori i një dosjeje tjetër me të akuzuar Erion Veliajn kundërshtoi nxjerrjen nga kafazi të keyebashkiakut. duke thënë se ambientet ishin me ‘pesë yje’.