Ka nisur seanca gjyqësore për Fatime Kryemadhin, Ema Çokun dhe Piro Xhixhon, pjesë e ndarë nga dosja ndaj Ilir Metës.

Në sallën e gjyqit ishte e pranishme Ema Çoku, ndërsa Fatime Kryemadhi mungonte së bashku me avokatët e saj. Po ashtu, në seancë nuk ishte i pranishëm as Piro Xhixho, i cili përfaqësohej nga avokati Sokol Mëngjesi.

Organi i akuzës kishte parashikuar leximin e pretencës në këtë seancë, por mbrojtja e Kryemadhit ka kërkuar shtyrjen e procesit.

SPAK deklaroi se, duke qenë se e pandehura Fatime Kryemadhi nuk përfaqësohej nga mbrojtja ligjore, seanca nuk mund të zhvillohej në këto kushte.