BallinaVendiKronikëU futën për kontroll tatimor, u mbajtën "peng" brenda resortit në Golem....

U futën për kontroll tatimor, u mbajtën “peng” brenda resortit në Golem. Arrestohen administratori dhe 4 punonjës

Publikuar më

spot_imgspot_img

Pesë persona janë vënë në pranga në Kavajë pasi dyshohet se penguan dhe mbajtën të mbyllur për një kohë të konsiderueshme punonjësit e Task Forcës së Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve gjatë një kontrolli në një resort në Golem.

Policia e Kavajës, pas kallëzimit të bërë nga punonjësit e Task Forcës, arrestoi në flagrancë administratorin e resortit dhe katër punonjës të tjerë, të dyshuar për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”.

Të arrestuarit janë:

Saimir Ndreca, 34 vjeç, administrator i resortit;
Zaho Jaçaj, 56 vjeç, shef finance në resort;
Artan Kasa, 56 vjeç, shef i sigurisë së resortit;
Hamid Sula, 64 vjeç, punonjës i sigurisë së resortit;
Bujar Agolli, 57 vjeç, punonjës i sigurisë së resortit.

Sipas hetimeve paraprake, pesë personat dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më 18 korrik 2026, kanë penguar punonjësit e Task Forcës së Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe i kanë mbajtur të mbyllur brenda ambienteve të resortit në Golem, ndërsa ata po kryenin detyrën.

Policia vijon veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.

Prokurori, e cila do të vijojë veprimet e mëtejshme për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

spot_img
BurimiOraNews

Artikujt e fundit

Denoncim nga burgu i Drenovës: “Na mbahen 3-4 ditë pune, kush s’do, dera është e hapur”

Një punonjës i IEVP Drenovë i është drejtuar redaksisë së Albania Today me një...

Erdogan për anëtarësimin e Turqisë në BE: Nuk është më prioriteti ynë, ata do të humbasin, jo ne

Perspektiva e anëtarësimit në Bashkimin Evropian nuk është më ndër prioritetet kryesore të Turqisë,...

UÇK i bën bashkë të gjithë në Parlament, Kuvendi i Shqipërisë del me deklaratë të përbashkët: Nuk mund të barazohet agresori me viktimën

Kuvendi i Shqipërisë ka dalë me një deklaratë të përbashkët, pas vendimit të djeshëm...

Kundërshtoi pezullimin e afateve të paraburgimit, Apeli rrëzon kërkesën e ish-presidentit Meta

Gjykata e Apelit ka rrëzuar kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta. Kreu i Partisë së Lirisë,...

Më shumë