BallinaVendiKronikëU plagos në aksionin në Maliq për kapjen e Violand Braçellarit, flet...

U plagos në aksionin në Maliq për kapjen e Violand Braçellarit, flet nga Trauma efektivi i policisë: Jemi të gjithë bashkë në luftën kundër krimit

Publikuar më

spot_imgspot_img

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skender Hita, i shoqëruar nga Drejtoresha e Përgjithshme e Spitalit Universitar të Traumës, Edlira Bode, vizitoi sot, në Spitalin e Traumës, punonjësin e Policisë Edison Adri, i cili mbeti i plagosur më datë 4 qershor, gjatë një operacioni të rrezikshëm në Malin Boden, Maliq, për kapjen e një shtetasi me rrezikshmëri të lartë, Violand Braçellari.

Gjatë këtij operacioni humbi jetën, në krye të detyrës, punonjësi i Policisë, tashmë Dëshmor i Atdheut, Enea Mekolli.

Gjatë vizitës, Drejtori i Përgjithshëm i shprehu mbështetjen maksimale efektivit të plagosur në detyrë, dhe i uroi shërim sa më të shpejtë.

“Erdha sot këtu për të të shtrënguar dorën, Edison, për të të uruar shërim sa më të shpejtë dhe për të të shprehur mirënjohjen më të thellë për guximin, përkushtimin dhe trimërinë e jashtëzakonshme që tregove gjatë përballjes me rrezikun.

Humbja e kolegut tonë të shtrenjtë, Enea Mekolli, i cili ra në krye të detyrës dhe sot është Dëshmor i Atdheut, është një dhimbje e madhe për të gjithë familjen e Policisë së Shtetit. Fatmirësisht, ti i mbijetove sulmit me armë dhe sot je mes nesh, duke na dhënë forcë dhe shpresë.

Mbështetja jonë, por edhe e qytetarëve që respektojnë ligjin dhe duan rendin dhe sigurinë, do të jetë e palëkundur për ty dhe për familjen e Eneas.

Dua t’i garantoj të gjithë punonjësit e Policisë së Shtetit që shërbejnë çdo ditë me integritet dhe sakrificë, se do të kenë gjithmonë mbështetjen time të plotë, në çdo kohë dhe përballë çdo sfide.

Qytetarëve iu garantoj se, pavarësisht rrezikut dhe kostove njerëzore që kjo luftë mund të sjellë, ne nuk do të tërhiqemi asnjë hap përballë krimit. Do të vazhdojmë të jemi në vijën e parë, me vendosmëri, profesionalizëm dhe dinjitet, për të luftuar krimin dhe për të garantuar sigurinë e qytetarëve”, u shpreh Hita.

Gjatë vizitës së Drejtorit, punonjësi i Policisë Edison Adri u shpreh: Faleminderit shumë z. Drejtor! Interesimi, përkujdesja dhe ardhja juaj përsëri sot këtu tregojnë shumë dhe janë një shpresë e madhe për mua dhe për të gjithë Policinë. Jemi të gjithë bashkë në luftën kundër krimit dhe në shërbim të qytetarëve. Mirënjohje për ju z. Drejtor, për Ministrinë e Punëve të Brendshme, si dhe për të gjithë stafin mjekësor për gjithçka kanë bërë dhe vazhdojnë të bëjnë për mua.”

Ndërkaq, Drejtoresha e Përgjithshme e Spitalit Universitar të Traumës theksoi: Edisoni është më mirë. Kemi bërë më të mirën, brenda mundësive tona. E mira nuk ka fund, por stafi këtu ka bërë një punë të shkëlqyer. Jemi të përkushtuar që t’i ofrojmë atij kujdesin më të mirë deri në rikuperimin e plotë.

spot_img

Artikujt e fundit

Zbulohet dinamika e vrasjes së turistit portugez në Ksamil, një 29-vjeçar nga Vora dyshohet se nisi konfliktin. Para sulmit me thikë e rrahën në...

Detaje të reja dalin në dritë për vrasjen e 20-vjeçarit portugez Luis Miguel Varela...

Të mitur me thika dhe maska, policia parandalon përplasjen e 28 adoleshentëve në Kombinat

Një konflikt mes disa grupeve të miturish është parandaluar në kohë nga Policia e...

Gjykata lë në burg Ylli Zallën/ Zbardhen pretendimet e mbrojtjes gjatë seancës së sotme, avokati: U dorëzua vetë, armët ishin të vjetra

Gjykata ka vendosur masën “arrest në burg” për Ylli Zallën, 49-vjeçarin e shpallur në...

Më shumë

Zbulohet dinamika e vrasjes së turistit portugez në Ksamil, një 29-vjeçar nga Vora dyshohet se nisi konfliktin. Para sulmit me thikë e rrahën në...

Detaje të reja dalin në dritë për vrasjen e 20-vjeçarit portugez Luis Miguel Varela...

Të mitur me thika dhe maska, policia parandalon përplasjen e 28 adoleshentëve në Kombinat

Një konflikt mes disa grupeve të miturish është parandaluar në kohë nga Policia e...