BallinaVendiKronikëZjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë, tymi mbulon qytetin,...

Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë, tymi mbulon qytetin, zjarrfikësit në luftë me flakët

Publikuar më

spot_imgspot_img

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë pasditen e sotme Pyllin e Sodës në Vlorë, duke krijuar një re të dendur tymi që ka mbuluar një pjesë të mirë të qytetit.

Vatra e zjarrit ka rënë brenda pyllit me pisha, pranë vijës hekurudhore në zonën e Zvërnecit, ndërsa tymi është i dukshëm nga disa lagje të Vlorës.

Menjëherë pas sinjalizimit, drejt zonës janë nisur forcat e Policisë dhe shërbimet zjarrfikëse, të cilat po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve. Sipas të dhënave paraprake, situata paraqitet e vështirë për shkak të përhapjes së zjarrit në një zonë me bimësi të dendur dhe erës që favorizon avancimin e flakëve.

Burime nga shërbimi zjarrfikës bëjnë me dije se aktualisht ne Vlorë janë aktive pesë vatra zjarri njëkohësisht, çka ka vështirësuar ndarjen e forcave në terren. Përveç zjarrit në Pyllin e Sodës, ndërhyrje po kryhen edhe në Dukat, pranë tunelit të Llogarasë, në zonën e Parkut të Mallrave dhe në Triport.

Deri në këto momente nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit dhe as sipërfaqja e përfshirë nga flakët, ndërsa autoritetet vijojnë operacionin për vënien e situatës nën kontroll.

Artikujt e fundit

Minutë pas minute, kronologjia e pengmarrjes së Nertil Buzit në Londër, grupi i vlonjatëve i hoqën thonjtë me pinca. Pse prokuroria u tërhoq nga...

“Ai ishte një djalë që kishte bërë shumë gola”, kështu shprehen në Londër disa...

Makina përplas turmën gjatë Marshimit të Krenarisë në Berlin, raportohet për të plagosur

Një automjet ka përplasur një turmë njerëzish gjatë Marshimit të Krenarisë (Pride) në Berlin,...

Trump me urdhër të ri për ushtrinë amerikane: Mos kryeni sulme të reja ndaj Iranit

Presidenti amerikan urdhëroi ushtrinë amerikane të mos nisë sulme të reja ndaj Iranit, duke...

“65 mijë minoritarë në Shqipëri”/ PS kërkon që Dropulli, Finiqi dhe Pusteci të mos preken nga Reforma Territoriale

Në Shqipëri jetojnë mbi 65 mijë qytetarë që janë vetëdeklaruar pjesë e pakicave kombëtare,...

Më shumë