BallinaVendiSociale10 mijë nxënës më pak në 2025, emigracioni dhe kostot e jetesës...

10 mijë nxënës më pak në 2025, emigracioni dhe kostot e jetesës çojnë drejt boshatisjes së filloreve dhe gjimnazeve

Publikuar më

spot_imgspot_img

Sot klasat shqiptare kanë 10 mijë nxënës më pak. Numri total i të regjistruarve në të gjitha nivelet arsimore ka zbritur nga 349 mijë e 827 nxënës në vitin 2023-2024, në 339 mijë e 807 gjatë vitit 2024-2025.

Një shifër që nuk flet vetëm për bankat bosh, por për emigrimin, rënien e lindjeve dhe pasigurinë për të ardhmen.

Rënia vjetore vërehet që nga kopshtet 1.2%, cikli fillor 3.34% ose thënë ndryshe rreth 4700 nxënës duke pësuar dhe rënia më të ndjeshme dhe ai i lartë i arsimit bazë 2.35%. Në vitin që lamë pas gjimnazet (2.79%) dhe shkollat profesionale regjistruan mbi 2 mijë nxënës më pak.

Ndërsa të gjithë faktorët vijnë shkak-pasojë, emigracioni mbetet kryesori por ai kryesisht I familjes në tërësi dhe jo më thjeshtë individë, si dhe emigrimi i çifteve të reja të cilat zgjedhin të mos lindin fëmijë në Shqipëri.  Por rënia e lindshmërisë vinë dhe si pasojë e krijimit të familjes shqiptare në një moshë më madhore pas arritjes së disa kushteve bazike për të patur një familje.

Pasojat e të gjithë këtyre faktorëve vërehen në bankat bosh apo dhe shkolla që rrezikohen të mbyllen.

Kjo rënie e numrit të nxënësve është reflektuar dhe në diplomimet e tyre. INSTAT bën të ditur se në të gjitha shkollat publike dhe private të vendit u diplomuan 82 mijë e 640 nxënës dhe student.

Është tkurrja e numrit të diplomave në shkollat 9-vjeçare dhe të mesme ato të cilat mbajnë dhe peshën kryesore. Alarmi më i madh vjen nga sektori para-universitar, ku u diplomuan gjithsej 53.701 nxënës, shifër kjo që shënon një rënie prej 1,5% në krahasim me vitin e kaluar shkollor. Ndërsa në universitete kanë shënuar një rritje të lehtë.

Artikujt e fundit

Arrestohet në Dhërmi Granit Pepnikaj, i shpallur në kërkim për mashtrim financiar përmes Call Center

Granit Pepnikaj është arrestuar nga Policia e Vlorës në Dhërmi, ku ndodhej i fshehur...

Mungon avokati i Veliajt, shtyhet sërish gjyqi me Ols Dadon në Gjykatën Administrative. Kryebashkiaku: Unë pa punë jam, kështu që…

I shoqëruar nga forcat e policisë, ka mbërritur vetëm para pak çastesh në ambientet...

Veliaj çon në gjyqin kundër Ols Dados vendimin e Kushtetueses: Evidentoi mangësi serioze kushtetuese se si është justifikuar kufizimi i lirisë sime

Në gjykatën Administrative në gjyqin kundër prokurorit Ols Dado, Erion Veliaj ka çuar me...

Gjyqi me prokurorin Ols Dado, Erion Veliaj mbërrin në ambientet e Gjykatës Administrative. Mungon avokati i tij

I shoqëruar nga forcat e policisë, ka mbërritur vetëm para pak çastesh në ambientet...

Më shumë