Gjykata e Posaçme ka vendosur këtë të premte, më 27 nëntor, pushimin e çështjes penale ndaj Taulant Ballës, i akuzuar nga Albana Vokshi për veprat penale të “Shpifjes” dhe “Fyerjes”.
Vendimi është marrë nga gjyqtari Erjon Bani, një muaj pasi Vokshi kishte depozituar në GJKKO kërkesën për gjykimin e Ballës, më 27 tetor 2026.
Çështja penale ishte regjistruar me numër 142, ndërsa akuzat ndaj Ballës mbështeteshin në nenet 120/2 dhe 119/2 të Kodit Penal.
Në përfundim të gjykimit, GJKKO vendosi pushimin e çështjes, bazuar në nenin 59, pika 3, të Kodit të Procedurës Penale, ndërsa shpenzimet gjyqësore ia ngarkoi viktimës akuzuese, Albana Vokshi.




























