Deputetja Marjana Koçeku, ka ironizuar përjashtimin e ish-kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropalit, nga Partia Socialiste.

Me një postim në rrjete sociale, Koçeku i bën një paralajmërim Spiropalit, duke shkruar se pas përjashtimit nga grupi parlamentar, do t’i kërkohet dhe dorëzimi i mandait të deputetes.

Ndër të tjera, Marjana Koçeku nuk lë dhe pa përmendur, mundësinë e heqjes së imunitetit, nëse ajo nuk pranon të dorëzojë mandatin.

“Mos u mërzit Elisa, tash do të thonë ‘dorëzo mandatin!’. Nëse nuk e dorëzon, kanë me të heq imunitetin. Dhi e egër s’kanë si me të thanë”, shkruan Koçeku në reagimin e saj.

Kujtojmë se, në rendin e ditës në mbledhjen e sotme është votuar përjashtimi i saj, ndërsa vetëm dy deputetë abstenuan.

Me përjashtimin e Spiropalit numrat e mandateve të socialistëve në Kuvend, tkurren në limitet e mbajtjes në kontroll të shumicës së cilësuar prej 84 votash. Socialistët fituan 83 vende në zgjedhjet e 11 majit 2025. Por me vendimet e fundit mandatet e PS zbresin në 81.

Ndërkohë, Spiropali, në një reagim të bërë në rrjete sociale Spiropali duket se e ka lënë të flasë nesër, ndërsa nuk ishte e pranishme as në mbledhje në momentin e votimit. “Flasim Nesër”, shkruan Spiropali duke njoftuar se do të mbajë një konferencë për shtyp.