BallinaVendiKulturëStudimi gjenetik, shqiptarët autoktonë/ Shkencëtarët e konfirmojnë: Shqiptarët janë pasardhës të ilirëve...

Studimi gjenetik, shqiptarët autoktonë/ Shkencëtarët e konfirmojnë: Shqiptarët janë pasardhës të ilirëve në Ballkan

Publikuar më

spot_imgspot_img

Shqiptarët janë autoktonë në Ballkan!

Këtë e konfirmojnë analizat në laboratorin e Qendrës Kërkimore të Bioteknologjisë dhe Gjenetikës, të bëra nga një ekip ndërkombëtar studiuesish, në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë.

Të dhënat tona përfaqësojnë një kampion të popullatës shqiptare të marrë nga të gjitha zonat e Shqipërisë, për të parë lëvizjet kryesisht të lëvizjes mashkullore.

Duke analizuar shpeshtitë e markerëve të ndryshëm dhe tablogrupe të ndryshme, konfirmojmë që popullata e sotme shqiptare është vazhdimësia e popullatave të hershme që kanë populluar zonën e Ballkanit dhe atë pjesë që i takonte Ilirisë”, u shpreh Ilia Mikerezi, studiues.

Në simpoziumin që u mbaj sot në Akademinë e Shkencave, Gjergj Bojaxhi prezantoi studimi gjenetik të popullatës shqiptare moderne,

Gjergj Bojaxhi u shpreh “Tregon qartë se rreth 75% e linjave mashkullore shqiptare e kanë origjinën nga popullata paleo-ballkanike, popullata e periudhës ilire, e kohës së bronzit”.

Sipas studimit, popullata e sotme ka origjinën nga tre grupe të fisesh ilire, që pas dyndjeve barbare dhe sllave në Ballkan patëm një shpërthim demografik dhe ripopulluan territoret shqipfolëse.

Është një bërthamë e vogël në zonën juglindore, në Berat-Skrapar-Korçë. Një grupim i dytë është i madh në numër, në zonën Dibër-Mat-Martanesh. Dhe grupimi më i madh që ka mbijetuar është zona ku është sot Kosova. Popullata të vogla kanë mbijetuar dhe me rivendosjen e sistemit politik në Ballkan, filluan një ripërtëritje demografike. Më pas janë shpërndarë në Ultësirën Perëndimore dhe më pas në jug”, tha ndër të tjera Bojaxhi.

Akademiku Ilia Mikrezi shpjegon pse gjendet ngjashmëri mes popullatës shqiptare dhe asaj greke.

Është për shkak të rrymës së migrimeve nga zona e Anatolisë, kryesisht në periudhën e bronzit, drejt Ballkanit ose jugut të Italisë. Ka dhe të dhëna për migrimet që vijnë nga veriu, por bëhet fjalë për shuëm më vonë, në mesjetë. Flasim për migrimet sllave ose nga pjesa më veriore e Europës”, shpjegoi Ilia Mikerezi, studiues.

Studimi që nisi tre vite më parë, do të vijojë me një analizë për të parë nëse kufijtë gjenetikë përputhen me ato dialektorë.

Artikujt e fundit

Bullgaria fiton “Eurovision 2026” me votat e audiencës dhe jurive, Shqipëria renditet në vendin e 13-të

“Eurovision 2026” u vulos këtë edicion të 70-të, me fituesin e radhës që është...

E rëndë në Itali, makina merr përpara turmën e këmbësorëve/ Arrestohet autori 31-vjeçar, shtatë persona të plagosur

Një incident i rëndë ka ndodhur në Modena të Italisë, ku një makinë me...

“Mallkimi” i Maldiveve, ndërron jetë një prej zhytësve që mori pjesë në gjetjen e trupave të pesë italianëve

Njëri prej zhytësve të angazhuar për gjetjen e trupave të italianëve të mbytur në...

I shpëtoi 9 datave të ekzekutimit dhe konsumoi tre herë “vaktin e fundit”, lirohet pas 30 vitesh amerikani që u dënua me vdekje

Pas tre dekadash në ankth dhe pritje të dënimit me vdekje, Richard Glossip është...

Më shumë

Bullgaria fiton “Eurovision 2026” me votat e audiencës dhe jurive, Shqipëria renditet në vendin e 13-të

“Eurovision 2026” u vulos këtë edicion të 70-të, me fituesin e radhës që është...

E rëndë në Itali, makina merr përpara turmën e këmbësorëve/ Arrestohet autori 31-vjeçar, shtatë persona të plagosur

Një incident i rëndë ka ndodhur në Modena të Italisë, ku një makinë me...

“Mallkimi” i Maldiveve, ndërron jetë një prej zhytësve që mori pjesë në gjetjen e trupave të pesë italianëve

Njëri prej zhytësve të angazhuar për gjetjen e trupave të italianëve të mbytur në...