BallinaUncategorizedShënim nga Albania Today/Protestë pa datë?!

Shënim nga Albania Today/Protestë pa datë?!

Publikuar më

spot_imgspot_img

Eshtë ndoshta hera e parë në gjithë këto vite që Sali Berisha shpall një protestë madhështore, kombëtare, pa datë.

Në një komunikim në media e në rrjetet sociale, ai bëri të ditur se demokratët do të mobilizohen për protestën më të fuqishme ndonjëherë, ditën kur në Parlament të kalojë ndarja e re territoriale.

Ndërkohë që data është një nga elementet kyçe të një angazhimi masiv, të thirrjes së një proteste, teksa e ngre lart valën, papritur në retorikën e kryetarit të PD, ka një zbritje në tone, kur thotë; ditën kur në parlament do të kalojë reforma territoriale…

Eshtë fjala për ligjin që zhduk 15 bashki dhe që ka sjellë shumë reagime tek njerëzit. Berisha me këtë rast synon të bashkojë të pakënaqurit në këto bashki të vogla, shumica e të cilëve janë socialistë, në një manifestim kundër qeverisë.

Dhe është tërësisht normale që ta bëjë këtë. Ka pasur kritika se përse protesta e PD është vonuar kaq shumë pasi kanë ndodhur shumë skandale. Mund të ketë sërish kontestime, se përse një mobilizim i tillë nuk u bë kur u arrestua shefja e SHISH për lidhje me krimin. Apo për pasuritë e reja që po zbulohen për ballukun.

Këto duken tema më të forta, më revoltuese, dhe që i përkasin të gjitë popullit.

Megjithatë, lideri demokrat e thirri marshimin për ndarjen e re të bashkive. Në rregull, por pse nuk ka një datë.

Eshtë e kuptueshme që socialistët mund ta ndryshojnë kalendarin e kalimit të ligjit në Kuvend. “Albania Today” ka mësuar se mundësitë janë që kjo të ndodhë të enjten që po vjen me 8 tetor, ose një javë më pas, me 15 tetor.

Gjithsesi, kjo është një çështje dytësore, në krahasim me impaktin që ka data. Sepse vetë data në vetvete, kthehet në një lloj presioni dhe nxitje publike. Mungesa e saj, është shkurajuese. Dhe për më tepër, kur nuk ka shumë kohë në dispozicion, pasi bëhet fjalë për pak ditë.

Ndoshta në vijjim do të ketë një qartësim. Por, fakt është se për herë të parë, doktori thërret një protestë pa datë.      

spot_img

Artikujt e fundit

Maqedoni-Skoci, ndeshja pezullohet shkak…një ‘pushtues’ i veçantë i fushës

Minutat e para të ndeshjes së Nations League mes Maqedonisë së Veriut dhe Skocisë...

“Kur humb respektin për veten, mos ia kërko popullit”, Kreshnik Spahiu për Eli Farën: Duke mbrojtur alibinë e Hilës, u bë bashkëpunëtore

Këngëtarja Eli Fara ka reaguar publikisht sot në lidhje me publikimin e videove të...

“Turpi i përket atyre që filmuan”/ Reagon këngëtarja Eli Fara: Po përjetoj një dhimbje që nuk ia uroj asnjë gruaje

Pas publikimit të videove të saj intime në rrjetet sociale dhe bujës së madhe...

Çfarë ndodhi? Zhduket avioni mjekësor me 6 persona në bord pranë Nantucket, nis operacioni i gjerë i kërkimit

Një avion mjekësor me gjashtë persona në bord është zhdukur pranë brigjeve të Nantucket,...

Më shumë